Lajme

Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët: Rrini të qetë brenda vitit 2021 do jenë gati, ja kush përfiton

MAMURRAS-Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar në Facebook, disa foto nga puna për ndërtimin e gjimnazit “Arif Sula” në Mamurras, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Krahas fotove, shefi i qeverisë shkruan, se 1 vit pas tërmetit, nxënësit do të futen në shkollën e re.

Sipas tij, shkolla e re, do të ketë kushte optimale dhe do të jetë e pakrahasueshme me të vjetrën. Rama gjithashtu premton, se brenda vitit 2021, në të gjithë vendin do të ketë përfunduar ndërtimi i 143 shkollave.

Postimi i plotë

? 26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” Mamurras, Kurbin, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë??143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam??☀️

Më herët, kryeministri ka vizituar kantieret e ndërtimit në Durrës dhe Fushë-Krujë, ndërsa ka premtuar, se shkollat do të çelin dyert më 26 nëntor, fiks një vit pas tërmetit shkatërrues.

MË TË LEXUARAT

To Top