Lajme

Rama: Në Kukës po na vinë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar një video nga aeroporti i Kukësit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, krahas videos kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Sipas tij, turistët zbresin në këtë aeroport për të kaluar pushimet në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES
dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top