Kryeministri Rama teksa mbante fjalën e tij në Kukës ka tallur politikanin Dash Shehi. Gjatë fjalës së tij në Kukës, Rama ka thënë se Shehi është i lezetshëm deri te gota e dytë.
“Ku shkohet me Mesinë, Dulen, Palokën, vetëm për punë nuk janë, se po të ishin do i kishin bërë, domethënë për të pirë një gotë me ulli, natyrisht që Dash Shehi është i lezetshëm, por deri te gota e dytë, jo te gota e tretë se nuk kuptohet”, tha Rama.