Kryeministri Edi Rama nuk i fshehu notat e nervozizmit në drejtim të gazetares Fatjona Mejdini, e cila në studion e “Opinion” tentoi të ndërhynte për të bërë një pyetje.
Ai kërkoi që Mejdini të mos e ndërpriste, ndërsa gazetarja u kundërpërgjigj duke thënë se nuk po i jepte mundësinë për të bërë pyetje dhe se po merreshin “me cic mice”.
Debati:
Fatjona Mejdini: Zoti Rama?
Edi Rama: Ka mundësi mos më ndërpresësh ti?
Fatjona Mejdini: Jo nuk kemi asnjë lloj mundësie për të folur, për të bërë pyetje. Sepse ju po merreni vetëm me ‘cic mice’ dhe unë kam shumë pyetje.
Edi Rama: Se me çfarë merremi ne, kjo është puna jonë.
Fatjona Mejdini: Unë kam ardhur këtu për t’ju bërë pyetje.
Edi Rama: Ka mundësi një minutë zonjë, kjo është puna e atij dhe kjo është puna ime. Me Cica apo me mice, kjo është çështje personale, e para. E dyta, kur tjetri pyet edhe për Covidin, turizmin dhe Maqedoninë dhe Australinë, zgjerohet përgjigja.