Tashmë është pothuajse zyrtare: Edi Rama i ka bërë dalje Dritan Lelit, kryebashkiakut të Vlorës, të cilin e promovoi vetë.
Pas debateve me tone të as hpra të pak kohëve më parë, ku kryeministri e aku zoi Dritan Lelin se i kishte ulur reputacionin në Vlorë, drejtuesi i bashkisë së këtij qyteti po lihet në hije edhe në daljet publike.
Këtë fillim jave, Damian Gjiknuri, deputet i qarkut të Vlorës, u shfaq krah Afrim Qëndros, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për skandalin e Unazës së Re në Tiranë.
Të dy, Gjiknuri si deputet dhe Qëndro si nënkryetar i bashkisë së Vlorës, inauguruan asfaltimin e rrugës së Pyllit të Sodës. Por, ajo që u vu re, ishte fakti se në këtë inaugurim mungonte pikërisht Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës, që tashmë duket se do të jetë thjesht formalisht në këtë post.
Madje, këtë la të kuptohet dhe Damian Gjiknuri gjatë prononcimit për mediat, duke mos i kursyer elozhet për Afrim Qendron.
Madje, Gjiknuri nuk i kurseu as shigjetat për Dritan Lelin, duke u shprehur se u desh vizita e Ramës në këtë zonë, që të ndërtohej rruga.