Lajme

Rama publikon foton me të riun shqiptar: Fiksojeni mirë këtë të voglin, një ditë do na bëj shumë krenar

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me të riun shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli. Zendeli ka lindur në Gjermani, dhe është fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.

kryeministri shkruan se shumë shpejt do ta shohim të mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.

Postimi i Ramës

Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1. Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2? Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish.

MË TË LEXUARAT

To Top