Lajme

Rama shkarkon nga detyra Arben Ahmetaj/ Balluku merr postin e zëvendëskryeministres

Teksa e cilëson krizën energjetike që po kalon vendi si sfidën më kolosale të kësaj periudhe, Rama ia ka besuar numrin dy në qeveri ministres për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, duke shkarkuar nga kjo detyrë zv/kryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Rama shkarkon Ahmetajn, emëron Ballukun zv/kryeministre

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri nuk i kursen falenderimet për Ahmetajn, duke vlerësuar kontributin e tij në procesin e rindërtimit.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin”.

Në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Rama ka emëruar kryenegociatore Majlinda Dhukën, në vend të Zef Mazit, Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti pranë kryeministrit.

“Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”.

Rama shkarkon Ahmetajn, emëron Ballukun zv/kryeministre

MË TË LEXUARAT

To Top