Teksa po i afrohet fundit politik, kryeministrit Edi Rama duket se i kanë ardhur në majë të hundës shqiptarët dhe ankesat e tyre.
Rama, i shoqëruar nga ana e Elvis Naçit dhe ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë qenë në Thumanë, ku kanë parë nga afër rindërtimet e shtëpive, pas tërmetit.
Rama u shpreh ndër të tjera se “ka shumë persona që hedhin topa balte” mbi të.
“Thumana është zona që është god itur më shumë nga çdo vend tjetër në Shqipëri. Një projekt do kohën e vet, do konceptimin, bëhet gjithë studimi, bëhet kontrata, bëhet infrastruktura e pastaj bëhen edhe shtëpitë. Paratë janë të gjitha aty. Hedhin topa balte ndaj nesh, por në fakt lekët janë aty.
Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako?” Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi etj i hedhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infr astrukturën”, tha Rama.
Ndërsa, Elvis Naçi tha se kryeministri nuk ka përse të mërzitet me qytetarët, pasi shqiptarët janë të mrekullueshëm.