Lajme

Rama tha se një shqiptar ka humbur jetën në Ukrainë/ Reagon ushtari: Jam gjallë, jam mirë!

Në konferencën me gazetarët në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama duket se dha një lajm të pakonfirmuar, siç ishte ai për një shqiptar të vr arë në Ukrainë. Rama tha se këtë lajm e kishte mësuar nga mediat, por në fakt duket se informacionin e ka pasur të pasaktë.

“Përveç një informacioni të fundit që morëm për një djalë, që në mos gaboj ishte në një nga mediat tuaja që ishte v rarë, ishte pjesë e ush trisë, jetonte apo bashkëjetonte me një shtetase ukraine”, tha Rama gjatë konferencës me gazetarët, e cila më pas u vlerësua si e pasaktë nga burime kryeministrore.

I vetmi shqiptar që lu fton në ushtrin ë ukrainase është Emanuel Bazanji, i cili tërësisht vullnetarisht, përmes një iniciative personale e private i është bashkuar lu ftës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.

Në një komunikim të shkurtër me gazetarin Muhamed Veliu ai ka thënë se është gjallë.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij. Më tej Emanueli tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin us htarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

MË TË LEXUARAT

To Top