Lajme

Rama u nge zërin shqiptarëve dhe u thotë mos më shani më: Kam ecur në këmbë më shumë se çdo kryeministër tjetër që nga 1912 për ju

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ku foli për procesin e rindërtimit , ka prekur edhe çështjen e shumë familjeve që jetojnë në çadra dhe që akoma nuk ka pasur një verifikim për ta.

Rama Takes his War on Media to Albanians' Phones | Balkan Insight

Sipas Ramës ata familje nuk i kanë ndjekur hapat e aplikimit ashtu siç duhet. Ndërsa në fund ka ironizuar me gazetarët e disa mediave.

Ndërsa sa i përket infrastrukturës, Rama u shpreh se jam kryeministri që kam bërë më shumë kilometra se të gjithë paraardhësit e tij.

“Ato familje që deri tani jetojnë në çadra janë ato familje që hyjne tek ata që ministri raportoi se nuk kanë ndjekur procedurat e aplikimit ashtu siç duhet dhe do fillojmë të merremi edhe me ato.

Kam bërë më shumë kilometra se të gjithë kryeministrat që në vitin 1912, e kam vizituar Shqipërinë në çdo cep, di çdo cep të Shqipërisë, por mua mos më kërkoni as në mënyrë të drejtpërdrejt, as me ironi, punët që duhet të bëhën para 100 vitesh, 45 vitesh apo 30 vitesh.

Po të isha unë korrespondenti i syrit apo faxit, do t’i tregoja njerezvë se në çfarë mjerimin jeton Parisi,pasi do shkoja dhe do gjeja vendet më të mjerueshme të atij qyteti të mrekullueshëm.

MË TË LEXUARAT

To Top