Kryeministri Edi Rama u kërkoi grave naftëtare që të dilnin nga greva e urisë, pasi sipas Ramës nuk është e nevojshme që të vazhdojnë grevën.
Gratë naftëtare kanë reaguar duke iu përgjigjur kryeministrit. Ato kanë refuzuar që të dalin nga protesta e tyre, duke shtuar se e presin në takim.
Ato po ashtu shfaqen shumë mosbesuese ndaj deklaratës së Ramës, duke theksuar se ai po i gënjen dhe nuk do që t’ia dijë për to.
“A rri ai djali i kryeministrit pa ngrënë? Ne i kërkojmë tre gjëra që janë bazike për jetën tonë: ujë, drita dhe bukë. Le të vijë këtu, jemi të lodhura ne, nuk do ta lëmë grevën. Ne jemi të v de kura, gjithë qyteti ka vd ek ur. Ai nuk e di si jetojnë qytetarët. I kam dhënë votën dhe tani na kanë nxjerrë në rrugë të madhe. Është bërë i pabesueshëm, shikojnë xhepat e tyre dhe nuk duan t’ia dinë për popullin. Jo, ne nuk dalim nga greva. Është gënjeshtra e Ramës, se erdhi na tha që lekët do t’i merrni kokërr më kokërr”- thanë gratë naftëtare.