Në prag të ndërrimit të viteve kryeministri Rama vjen me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, për Vitin e Ri 2021.
Rama u shpreh se 2020 ishte viti më i vështirë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit, duke shtuar se pas go ditj eve, dolëm më të fortë.
“Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tonë festat e këtij viti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi. As mesnata e fishekzjarrëve nuk do të ndodhë këtë herë. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Puna vazhdon çdo ditë dhe çdo natë deri kur të hapet dera e fundit për familjet e prekura nga tërmet”, u shpreh Rama. Ai u shpreh se vitin e ardhshëm, biznesi i vogël do ta nisë me zero taksa, ndërsa mjekët do të marrin paga më të larta.