Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët ditën e sotme u shpreh i bindur për një mandat tjetër si kryeministër i këtij vendi.
Ai tha se do të jetë në krye të vendit edhe për 5 vite të tjera.
“Këtu do më keni edhe 5 vite, pastaj do të flasim deri 2025-2026 do jem, por do flasim prap”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.
Kujtojmë se vitin që vjen më 25 prill do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.