Përk eqësimi i situatës nga Covid-19 në Shqipëri e ka detyruar Greqinë që të shtyjë përsëri afatin e mbylljes së kufirit.
Ambasada greke në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur vendimin e marrë së fundmi nga autoritetet greke. Në kuadër të këtij vendimi bëhet me dije se bazuar në të dhënat epidemiologjike, masat kuf izuese tashmë në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi, zgjaten siç janë deri më 25 tetor.
Ambasada shkruan:
Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 25 tetor.
Gjithashtu mbetet në fuqi paraqitja e testit negativ pcr per covid 19. Teksa doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë është 750 persona dhe 300 në Kapshticë.