Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të l uf tuar rritjen e mpr eht ë të numrit të rasteve me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufi zojë tubi met në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.
Ai tha se teatrot dhe kinematë do të mbeten të hapura, por jo edhe shfaqjet muzikore dhe opera. Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus në Çeki është e dyta në Evropë, pas Spanjës.
Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 vi kt ima.