Lajme

Rastet me koronavirus u shtuan shumë nga nesër mbyllen shkolla, baret dhe kafenetë në këtë vend/ Mësimi online

Nga nesër, datë 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon ma sat kufi zuese kundër koronavirusit. Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për kokë banori.

Çekia sërish me numër rekord të rasteve të reja me koronavirus - Top Channel

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë. Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Çekia kryen studim për zbulimin e rasteve të padiagnostikuara me koronavirus

MË TË LEXUARAT

To Top