Në rrjetet sociale ka plasur debati për çmimet e larta në Jug të vendit. Shumë personazhe publikë kanë reguar duke mbajtur një qëndrim në lidhje me rritjen e çmimeve në nivele stratosferike.Ndër to ka patur edhe personazhe nga Kosova, si analistja Luljeta Aliu, reagimi i të cilës ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Ajo ka ironizuar shqiptarët e Kosovës, të cilët ankohen për çmimet e larta në bregdetin shqiptar.Aliu thotë se ata që nuk kanë para, të qëndrojnë në shtëpi të hanë byrek, pasi sipas saj kosovarët nuk dinë të hanë karkaleca
.“Kur nuk ke kushte për me pagu luks, rri trus në shpi! Janë tranu njerëzit për besë. Knej nuk ka pare në restoran me hangër në Prishtinë, knej lypë me shku në deti se duhet me postu foto e me kallxu që i ka punët mirë e ishalla e sheh kojshia e plasë që po knaqet (se e kemi deformim shpirtëror prej budallakisë që inatin e kemi motor të jetës)
.E kur duhet me pagu, ankohet se shtrejtë. Trusni te shpija e hani pite! Nuk janë krejt për pesh e karkaleca! Tybe as me i hangër nuk dini, qy!”-shkruan ndër tjera Aliu.Reagimi i analistes nga Kosova ka bwrw xhiron e rrjeteve sociale, ku ka marrw komente dhe reagime tw shumta dhe nga mw tw ndryshmet.