Njerëzit kalojnë indiferent ndaj dyerve automatike, por një fëmijë që sheh ato të hapen dhe mbyllen vet, reagon në mënyrë të veçantë.
Djaloshi mbetet gojëhapur dhe vë duar në fytyrë, me të parë “magjinë” e dyerve automatike.
Ai reagon me habi, kur sheh se si dera masive nga metali dhe xhami, hapet dhe mbyllet.
Regjistrimi i bërë në një qendër tregtare, e tregon djaloshin teksa afrohet i mahnitur tek dyert që i hapen përpara.