Italia veriore, është përfshirë në situatë të vështirë për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
Mbrojtja Civile lëshoi alarmin e k uq për zonat më të rr ezikuara, në Liguria, Lombardia dhe Veneto. Po ashtu edhe Venecia sipas autoriteteve pritet të përfshihet nga një mot i keq.
Dita e shtunë pritet të sjellë përkeqësim të motit gjithashtu, jo vetëm në veri të vendit. Sipas Mbrojtjes Civile, përkeqësimi i kushteve atmosferike do të sjellë probleme edhe në rajonet qendrore, duke u shoqëruar me reshje shiu, stuhi si edhe erëra të forta në jug të vendit.