Aktorja turke Beren Saat e njohur si “Bihter” vazhdon të jetë shumë e komentuar në mediat turke e së fundmi në fokus ka qenë jeta e saj private.
Pak kohë më parë u përfol se ajo ishte ndarë sërish nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu, por aktorja i hodhi poshtë thashethemet.
Këtë e vërteton edhe fakti që çifti së fundmi janë fotografuar bashkë teksa kalonin pushimet në Çeshme.
Gjithashtu Beren publikoi dhe një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej me rroba banje të kuqe dhe dukej në super formë.
Foto e cila brenda pak minuta mori me mijëra pëlqime.