Ditën e sotme vendi ynë është përballur me temperatura të larta. Meteorologët thonë se kjo vjen për shkak të ndikimit të hyrjes së masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat po mbajnë mot me diell dhe temperatura të larta mbi mesataren e muajit.
Sipas meteorologëve ditën e sotme temperaturat kanë qenë 34 gradë në veri, 20-37 gradë në zonat e ulëta dhe 19-33 gradë në bregdet. Ndërkohë ditën e nesërme moti do të mbetet i qendrueshem me diell dhe kalime te vra nësirave në mesditë në zonat malore.
Meteorologët kanë parashikuar se nesër temperaturat do të jenë 16-31 gradë Celsius, zonat malore, zona e ulët 19-35 gradë Celsius dhe zona bregdetare 22-32 gradë Celsius.