Tharja e misrit në një pjesë të rrugës kryesore të fshatit Grecalli është bērē ritual i përvitshëm. Fermerët pasi korrin misrin në arrat e tyre e derdhin në një pjesë të rrugës ku e lënë dy apo tre ditë. Në të njëjtën mënyrë thajnë misrin dhe fermerët e dy fshatrave fqinj, Daullasit dhe Mujallisë të Fierit.
“Vetëm kjo mënyrë është, e mbajmë dy-tre ditë. Nuk premton koha që të thahet ndryshe”, thotë një fermer. “Ne kemi me hektarë misër. E bllok ojmë gjysmën e rrugës se nuk kemi ku të mbytemi. Ku ta çojmë se duhet tharë. E pengon lëvizjen e automjeteve? Edhe e pengon dhe ndjesë ju kërkojmë, por çfarë të bëjmë.”
“Ky misër përdoret për bagëtitë. E pengon lëvizjen? Po këtëj nuk para ka qarkullim, sepse deri në Grecalli shkon asfalt. Në këtë rrugë kalojnë vetëm fshatarët”, tregojnë fermerët.
Në darkë teksa bie vesa, fermerët e mbledhin misrin grumbuj grumbuj dhe e lënë në rrugë, që ta hapin sërisht të nesërmen, të bindur se askush nuk jua vjedh. “Nuk ka problem se të gjithë janë njerëzit tanë. Nuk kemi f rikë se do na i marrin. Nuk ka vjedhje”, thotë fermeri.
Që misri të rezistojë një vit duhet tharë mirë. Fermerët e përzjejnë disa herë në ditë, me këmbë ose lopatë, që tharja të jetë e plotë e me pas e fusin në thasë.
Në shumë raste, e shesin në rrugë, pasi tregtarët e drithit e kanë mësuar historinë dhe vijnë e blejnë. Ankohen se këtë vit morën më pak prodhim, sepse çmimi plehërave kimke u rrit shumë dhe thatësira ka ndikuar negativisht.
“Shumë dobët, kemi hedhur më pak plehëra kimike se kanë qënë çmimet e larta. Inshalla të nxjerrë lekët e tij. Po nxorri ato jemi të kënaqur se kemi hedhur goxha lekë”, tregon një fermer.
“Nuk jemi të kënaqur, nga thatësira, temperaturat e larta. E ka ulur rendimentin. Nga vjet, sivjet është ulur shumë fare. Të shikojmë koston si do dalë”, thotë një tjetër.
Fermerët e këtyre fshatarve që janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të drithrave kanë problemen dhe me kanalet vaditëse të cilat shpesh herë bllokohen ose nuk kanë ujë.