Nuk dihet se sa mundësi ka që Robert Berisha të jetë një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP” në Kosovë, por moderatori dhe këngëtari ka qenë ndër të parët që ka reaguar rreth këtij lajmi.
Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga moderatori Alaudin Hamiti dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’ në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova.
Së fundmi, në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Roberti inskenoi një bisedë me Alaudinin. Gjatë skeçit, moderatori lë të kuptohet se ai ‘pranoi’ ftesën nga Alaudini që te jetë pjesë e edicionin të parë të reality showt në Kosovë. “Në Kosovë? Me suksese. Në shtator? Jo, unë e kam emisionin, e kam vajzën, tani kam bërë edhe femër. Sa? 300 mijë? Ta marrtë dreqi. A e nisim që tani. Të fala Libertës.” –tha ai duke shkaktuar të qeshura tek të ftuarit dhe publiku. Megjithatë se sa e vërtetë do jetë kjo gjë përtej skeçit mbetet për tu parë.
Këngëtari po jeton një romancë të bukur dashurie me modelen Laureta Maqedonici me të cilën konfirmoi lidhjen pak kohë më parë. Çifti po jeton ditë të arta, ku shfaqen gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat. Dashuria e re duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa.
Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur. I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”. “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha. Laureta, tashmë është pjesë e jetës së Robertit prej disa muajsh. Që pas ndarjes nga Nora Istrefi, Roberti është përfolur për disa flirte, ku më e bujshmja është ajo me modelen Jess Kadiu.