Rozë

Romeo lëshon gojën fare pas fjalëve të Meridianit: Nuk bëhet m*ti, petulla o ti çaj

Meridian Ramçaj u largua të premten që lamë pas nga shtëpia e “Big Brother VIP”! Shkak për largimin e tij në një farë mënyre u bë dhe Donaldi, pasi nominimet u lanë në dorën e tij.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit, i cili menjëherë pas daljes ka shpërthyer në akuza, për produksionin, për banorët, për të afërm të tyre, gazetarë e këdo që ka shprehur mendimin e lirë rreth tij.

Së fundmi, përmes disa Instastory-s, ai ka sulmuar edhe vëllain binjak të Donaldit, Romeon, të cilit i është drejtuar me fjalë ofenduese.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve. Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krahë, boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë. Se të gjithë ju njohin si kunetërit e shokëve Xhemal! PS: Je lodh shumë vëlla me PR duke thënë që Meridiani iu ndau nga gratë që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vëlla se vetë e ke ndrit. Artistët e Shqipërisë këta”, shkruante fillimisht Meridiani.

Nuk ka munguar përgjigja e Romeos, i cili nuk mund të ishte më i drejtpërdrejtë, pasi i ka bërë edhe tag në Instastory ish-konkurrentit.

“Nuk bëhet mu*** petull”, shkruan aktori krahas një videoje tallëse, dhe i bën thirrje të gjithë ndjekësve të tij të bëjnë hashtag me shprehjen, t’i bëjnë tag Meridianit, të cilin e quan “qofte që kërkon vëmendje”. Menjëherë kanë qenë të shumta Storyt, që bëjnë pikërisht këtë, të cilat Romeo i ka ripostuar në profilin e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top