Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar “E Diell” ku ka folur edhe në lidhje me shenjat e horoskopit.
Gjatë një debati me astreologen Meri Shehu, Roza ka zbuluar se është në një lidhje si dhe ka hyrje dalje dhe familjet e tyre.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.
Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin. Një deklaratë e bërë nga Roza Lati gjatë emisionit të saj “Why Not” kohë më parë nxiti aludime të ndryshme se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.