Rozë

Rozana Radi nuk do të jetë më me Fiori Dardhën, e thotë troç: Do jem në televizion tjetër

Rozana Radi ka vendosur së fundmi që të gjithë pyetjet që ndjekësit dhe fansat e saj kanë, nga jeta personale dhe karriera e saj, t’i përgjigjet me anë të rubrikës “Ask me a question” në Instagram. Ok ndoshta jo të gjitha pyetjeve sepse njerëzit mund të duan të dinë gjëra që në fakt nuk kanë pse t’i dijnë, megjithatë le të themi që artistja ka qenë e hapur dhe e sinqertë për cdo pyetje që i është drejtuar, duke na zbuluar edhe disa gjëra të reja.

Së pari, sic tashmë e dimë, ajo nuk do të jetë pjesë e emisionit “Xhadat” në MCN, ku sezonin e fundit televiziv ndau ekranin me Fiori Dardhën. Arsyeja për largimin nga programi ka qenë pikërisht një prej pyetjeve që i është drejtuar Rozanës dhe përgjigja nuk mund të ishte më e thjeshtë se: “Sepse cdo rrugëtim mbaron një ditë.”

Nga ana tjetër, pasi i ka uruar suksese për sezonin e ri Fiorit dhe Delinda Dishës tek emisioni investigativ, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë sërish në ekran. Kështu, Rozana do të jetë pranë publikut me një tjetër projekt televiziv, megjithatë për detajet duket se duhet të presim edhe pak.

MË TË LEXUARAT

To Top