Moderatorja Arbana Osmani po shijon muajt e fundit të shtatzënisë dhe njëkohësisht është shumë aktive në rrjete sociale dhe sot ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave.
Nuk kanë munguar pyetjet rreth pritjes së ëmbël dhe një prej fansave e pyeti Arbanën se cili është ushqimi i saj këtë periudhë.
“Para ca vitesh jo vetëm që nuk e haja avokadon, por habitesha si e hanin dynjaja dhe pse vallë ky frut ishte aq i shtrenjtë dhe aq pa shije. Pastaj mësova ta marinoj siç duhet dhe do ti më hyri në qejf. Për momentin tostit me avokado nuk i them kurrë jo, që ka zëvendësuar nepse me bukë të thekur me içik djath të bardhë dhe sallam”, u përgjigj Arbana.
E pyetur se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me opera cion, Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.
Në postime të tjera, Arbana tregoi se vendi i saj i preferuar për të jetuar është Kopenhaga dhe çdo qytet skandinav. “Është vend i mrekullueshëm për të rritur fëmijët të lumtur. Por për shkak se njerëzit e mi të dashur jetojnë këtu dhe sepse kam shansin të bëj punën që dua, jam e lumtur që jetoj këtu”, u shpreh moderatorja.
Vendi më i bukur që Arbana ka vizituar është Masai Mara, në Kenia dhe mezi pret të shkojë sërish së bashku me fëmijët. E pyetur për momentin më të bukur në jetë, Arbana tha: “Lindja e tim biri”.