Rozë

Rrëfim si rrallë më parë, Mimi Kodheli tregon sekretin e një martese të lumtur: Kam 35 vite që hekuros këmisha

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku si rrallëherë foli për jetën e saj private. Kodheli është prej vitesh e martuar me bashkëshortin e saj arkitekt Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel.

'Kam 35 vjet që ia hekuros këmishat burrit', Mimi Kodheli

E pyetur se cili është sekreti i një familjeje të lumtur, Mimi Kodheli tha: “Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje.

Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike’, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?’ Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit.”

'Kam 35 vjet që ia hekuros këmishat burrit', Mimi Kodheli

MË TË LEXUARAT

To Top