Aktori Agron Llakaj ka bërë një dedikim shumë prekës për humbjen e aktorit të madh të humorit Koço Devole.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Agroni është shprehur se humori sot ka humbur gjeneralin. I shokuar nga humbja e tij dhe dhimbja Agroni shkruan këto rreshta prekës për të madhin Koço Devole.
“Mund të gjeja një fotografi më të bukur,por ky karakter yti më çon te Chaplin….,sa aktor i bukur,sa komik,skenarist e regjisor,karikaturist me shije të hollë,ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon.Kush si ty?!Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të më jap frymë dhe jete….Dimensioni Yt artistik i pakrahasueshëm,elegant dhe fisnik,aktor papioni .Shqiptarët të kanë shijuar në vite e vite….dhe sot ti ndalove ,ndalove për të nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit.I dashur Koco ! Ikja jote është dhi mbje për këdo që ka buzëqeshur e qeshur me Ty!Për mua ishe i veçantë,zemra ska fjalë,jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do të jesh më.Koco! Ti kam thënë me gjallje dhe skam pishman….
Ti je Perandori i fundit i humorit shqiptar! Lamtumirë i Madh! Lamtumirë Gjigand !Qofsh i Zotit!Dua kohë ta besoj se është e vërtet që ke ikur ka shkruar Agron Llakaj në postimin e tij.