Aktori shumë i dashur i humorit, skenaristi dhe regjisori Koço Devole u nda dje nga jeta në Spitalin Infektiv ku ishte shtruar prej pak kohësh.
Si fillim ai u shtrua pasi u prek nga Covid-19, dhe teksa dukej se e fitoi këtë bet ejë duke lënë spitalin pasi sipas familjarëve tamponi rezultoi negativ, aktori u desh të rikthehej edhe një herë pasi sëmundja e leucemisë përkeqësoi gjendjen e tij.
Por sipas moderatorit Blendi Fevziu, e vërteta është krejt tjetër. Përballë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sonte në “Opinion” ai tha se i ndjeri Koço Devole u nxorr nga spitali pasi nuk kishte vende për të sëmurët e tjerë që ishin më rëndë se ai, duke iu referuar mediave sipas tij.
Fevziu: Koço Devole është nxjerrë nga spitali dhe është rikthyer prapë, s’ka pasur vende dhe është nxjerrë për t’i liruar vendin dikujt tjetër që ishte më rëndë?!
Manastirliu: Ju lutem se jam shumë e prekur nga kjo histori, nga humbja e një prej aktorëve dhe figurave më të shquara të ekranit…
Fevziu: Po iu referohem mediave…
Manastirliu: Nuk besoj se mund të ketë ndodhur kjo, që është nxjerrë dhe është kthyer prapë. Askujt nuk i është mohuar shërbimi dhe nuk i është vonuar shërbimi.