Alesia, konkurrentja më e re në “Për’puthen”, tregoi gjatë javës se para disa vitesh ka humbur nënën, duke i përlotur të gjithë me rrëfimin, por tha se kishte merakun e të atit, si do ta priste historinë.
Ndaj, sonte një mesazh erdhi për të pikërisht nga ai. “Je gjithçka për mua! Kam dhënë premtim që do të jem vëlla, baba, nënë për ju, për ty dhe motrat”, tha ai, duke e quajtur “dhuratën më të bukur nga bashkëshortja”. Ai tha se nuk ka asnjë lloj paragjykimi e që do e përkrahë gjithmonë.
Por, krahas saj, një tjetër konkurrente emocionoi me rrëfimin e saj të papritur. Ana, vajza e re, shpërtheu në lot teksa dëgjonte Alesian. E pyetur për arsyen, ajo tha se e kuptonte shumë mirë se për faktin se ajo nuk ia kishte dëgjuar kurrë zërin prindërve të saj.
“Ma këputi shpirtin. Unë nuk ia kam dëgjuar një herë zërin. Mamin dhe babin i kam memeca”, tregoi ajo mes lotësh.
Megjithatë, ajo shtoi se kjo pjesë e prek shumë, ndaj nuk ka dashur të flasë. Sakaq, edhe djemtë e opinionistët u përlotën nga historitë e trishta, duke i dhënë mesazhe force të dyja vajzave.