Rozë

Rrëqeth me postimin Landi për Doktor Florin: Sot do bëheshe 44 vjeç

U bënë 9 vite nga ndarja nga jeta e Dr.Florit e dhimbja për familjen dhe miqtë është akoma e freskët. Dhimbja shtohet akoma më shumë sot, në ditën kur Florian Kondi duhet të ishte duke festuar ditëlindjen e 44-të.

Dr Flori', akuzat për mosdhënie ndihme, Urgjenca:Vepruam në kohë – Balkanweb.com – News24

Në këtë ditë nuk kishte si të mos e kujtonin miqtë. Ka qenë Landi, ai i cili postoi në ‘Instagram’ një foto të Dr.Florit ku krahas fotos shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.

Landi ka ndarë një foto të vjetër të tij, Dr.Florit dhe Armir Shahini, të cilës i ka bashkangjitur vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.#DrFlori i lindur Floran Kondi 🕊 28 Shkurt 1979

…Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa, Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa, Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time

Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime, Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja, Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton, E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon, Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë, Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.

MË TË LEXUARAT

To Top