Rozë

Rrëqeth me rrëfimin aktorja e ”Portokallisë”: Po rris tre fëmijë vetëm, aq kam punuar sa u thoja më fusni edhe si pastruese





Për një artist ndonjëherë rruga drejt suksesit nuk është edhe aq e lehtë, mund të kalojë një kalvar sakrificash. I tillë duket të ketë qenë ky rrugëtim edhe për Arjola Demirin, e cila është sot një nga aktoret më simpatike dhe të dashura të publikut shqiptar.

Në një puntatë speciale të programit “E ardhmja është vajzë” në ABC News me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin, Arjola ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj dhe sa kri ficat që ka bërë për të arritur këtu ku është sot.

Ajo ka ndarë me publikun një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj, kur u shkëput nga skena për 10 vite, pas lindjes së fëmijëve të saj.

“Kur isha në vit të fundit të Akademisë së Arteve isha shtatzënë me vajzën e madhe dhe e kam përfunduar semestrin e parë shtatzënë. Semestrin e dytë i binte të lindja dhe nuk doja që të më jepnin një rol sa për të mbushur skenën dhe hoqa dorë që të rikthehesha. U bëra nënë shumë shpejt për herë të dytë, në 11 muaj dhe sa ka mbushur. Bini 8-9 muaj unë jam kthyer për të marrë diplomën. Nuk kam hequr asnjëherë dorë në të ëndërruar për atë çka unë kam dashur të jem. Marr diplomën dhe për dhjetë vite bëj një super pauzë të gjatë por duke mos harruar ëndrrën time të madhe për skenën dhe aktrimin. Mendoja se aty vleja më së shumti dhe më flinte dhe shpirti. Kam qarë pafund sa herë kam shkuar kam parë projektet e shokëve të mi. Kam parë premierat e tyre dhe kam arritur deri aty sa t’ju them miqve të mi regjisorë “Ju lutem, më fusni diku vetëm sa t’i marrë erë skenës. Pastruese, çfarë të jetë”.

Kur diçka e do me këmbëngulje, padyshim që do arrish tek ajo. Si Arjola. Aktorja tregoi se që nga 2016 ka punuar pa pushim, madje disa punë paralelisht dhe këtë e bën me shumë dëshirë.

“Dës hpërimisht e kam ëndërruar të kthehem në skenë dhe pasi më është dhënë shansi në datën 21 nëntor 2016, nuk kam ndaluar as edhe për një moment. Kam punuar edhe me tre punë paralelisht. Dhe nuk jam ankuar kurrë. Edhe nëse ka zgjatur pafund kam thënë se ky është një universitet. Sepse përveç aktrimit unë kam bërë edhe asistenten, kam bërë edhe asistent-grimieren dhe pa turp e frikë e them se çfarë ka të bëjë me skenën dhe artin e bëj me dëshirë dhe pasion të madh.”





MË TË LEXUARAT

To Top