Xheisara është një nga banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, e cila është përfolur shumë për dinamikat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, këngëtarja është përfshirë shumë emocionalisht dhe ka ndarë historinë e saj prekëse, ndërkohë që ka shpërthyer në lot.
Ajo ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam pasur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë.”- rrëfeu ajo mes lotësh.
Rikujtojmë se Xheisara është në nominim dhe rrezikon të dalë së bashku me Egzonën dhe Dritanin, si pasojë e një zinxhiri votimesh që u nis nga Arjola mbrëmjen e së premtes.