E kemi parë të flasë plot pasion për profesionin e tij, por sot “Shije Shtëpie” në Tv Klan e sjell mjekun e njohur Shkëlqim Balili nën një prozhektor tjetër. Pa dorezat, përparësen e bardhë apo përvojën e mjekut, ai rrëfen ngjarje të jetës së tij, nga fëmijëria e deri tek tra gjedia më e madhe që mund të përjetojë një prind.
Një fotografi familjare e kthen kohën pas, në vitet kur njeriu që e quan “oksigjeni i tij” i përkiste ende kësaj jete. “Mirela ka qenë goca ime, unë Mirelën e kisha oksigjen dhe në ’97-ën, ajo ishte në Universitetin e Firences në Karexhi dhe aty u bë një aks id.ent me makinë dhe pas 19 ditësh humbi jetën, 23 vjeç.
Problemi që e bëri mjekun të vuante më shumë ishte pamundësia për të marrë një vizë që të udhëtonte drejt Italisë. Fatmirësisht, një mikeshë e ndihmoi asokohe dhe në mbërritjen në vendin fqinj, mjekët italianë e lejuan të hynte në sallë.