E ftuar në “Prive” Adrola ka treguar vështirësitë që ka kaluar në 6 vitet e fundit edhe pse ndoshta askush i jashtëm nuk i ka kuptuar.
“Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë dhe djali im gëzonte shëndet, por jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë. Nuk festoja ditëlindje, vetëm shkoja në punë për të pasur lekët e mia. Mua ma bënë surprizë ditëlindjen ishte koha e karantinës, po reflektoja me veten, pasi isha bërë njeri i zi dhe nuk po jetoja dot në lëkurën time më. Pandemia solli të mira në jetën time personale. Në jetën time pas shumë kohe ku nuk po gjeja një dritë jeshile, erdhi ditëlindja ime dhe prej asaj kohe jam shumë falënderuese për çdo gjë në jetën time,’’ – tha modelja.
Adrola Dushi edhe pse punon prej kohësh në Amerikë si modele, ka pasur edhe projekte në Shqipëri. Ajo shprehet se të punosh modele në Shqipëri është shumë stresuese.