Rozë

Rrëqeth me rrëfimin motra e këngëtarit me famë botërore: Ishte e vështirë të ishte motra e tij, ai më ka prekur dhe më ka…

Këngëtarja e njohur Janet Jackson ka folur me zemër të hapur për veten në dokumentarin ‘Janet’ që do të shfaqet më 28 janar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Justin Timberlake appears in new Janet Jackson doc

Jackson ka zbuluar disa të anë të errëta të së shkuarës së saj dhe për marrëdhënien e saj me ikonën e muzikës pop vëllain e saj Micheal Jackson.

Në qendër të vëmëndjes veçanërisht janë problemet e këngëtares 55 vjeçare që ka pasur gjithmonë me ushqimin dhe format e saj trupore.

‘Gjithmonë e kam ngushëlluar veten duke ngrënë nëse isha e stresuar apo e sëmurë…” shprehet ajo duke shtuar: “Kishte raste kur Majkëlli më provokonte, për trupin tim, duke më thirrur, dosë, pelë apo lopë. Më pas ai qeshte dhe edhe unë, si adoleshente isha objekt talleje mes vëllezërve, por brenda isha lënduar dhe kjo më ndikoi padyshim në vetëvlerësim.”

“Problemet e mia me peshën dhe vështirësitë për të pranuar trupin tim filluan në të vërtetë kur fillova të aktroj në Good Times. Jam zhvilluar shumë herët dhe që në moshë shumë të vogël kam pasur forma të dukshme, sidomos gjoksin, por e kanë fashuar për të më bërë të dukesha e sheshtë”, thotë Janet, duke folur për eksperiencën e saj në kastin e serialit televiziv, që e bëri të famshme dhe në të cilën ajo luajti Penny, një vajzë e re që vinte nga një familje abuzive.

Në vitin 2006, Janet arriti të peshonte mbi 80 kilogramë, më pas në vitin 2011 ajo u bë zëdhënëse e Nutrisystem. Sa i përket marrëdhënies së saj me vëllain e saj të rritur Michael, Janet zbulon se si mbiemri Jackson ishte një barrë e madhe për t’u mbajtur, veçanërisht gjatë proceseve gjyqësore dhe betejave gjyqësore të Michael.

“Ishte zhgënjyese për mua, ne gjithmonë e kishim ndarë jetën tonë, edhe pse ishim vëlla e motër, madje edhe pse akuzat ndaj tij nuk kishin të bënin me mua, doja të isha pranë tij, ta mbështesja sa më shumë .”

Problemet ligjore të Michael filluan në vitin 1993 me akuzat e 13-vjeçarit Jordan Chandler, i cili pretendoi se ai ishte prekur në mënyrë të papërshtatshme nga ylli i popit në shtëpinë e tij në Neverland Ranch.

Të dy arritën një marrëveshje jashtë gjykatës në janar 1994 për 23 milionë dollarë.

“Michael përfundoi gjyqin duke i dhënë para familjes. Ai thjesht donte që të përfundonte, por të gjithëve iu duk se ai ishte fajtor”, thotë Janet, e cila tregon për pasojat që e gjithë kjo kishte në karrierën e saj:

“Coca-Cola më kishte ofruar një kontratë që më vonë e tërhoqi. Nuk ishte shumë e lehtë për mua të isha motra e Michael Jackson-it” shprehet Janet.

Janet Jackson Says Michael Jackson Bullied Her Over Weight | Rap-Up

MË TË LEXUARAT

To Top