Historia e pazakontë e dashurisë mes një 60-vjeçari dhe një vajze 15 vjeçe, u rikthye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV, nga nëna e vajzës Violeta Dobruna.
Pas një bashkëjetese prej dy vitesh me Istref Avdiun, ky i fundit z ë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti.
Violeta Dobruna dyshon se, vajza është marrë nga ish-bashkëjetuesi me qëllime shfry tëzimi. Për Violetën, nënë e katër fëmijëve, kjo ngjarje e ka zanfafillën në vitin 2013 kur, pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj nis një mardhënie të re dashurie me Istrefin.
Ajo rrëfen sesi zbuloi raportin e partnerit të saj, prej 9 muajsh me të bijën e mitur. Ndërsa në një reagim live në emision me sms, Istrefi ka pohuar se ndodhet në Serbi së bashku me vajzën 15 vjeçare.