Rozë

Rrëqethëse historia e Efit/ Ja kush është ish i dashuri i saj që e mbante mbyllur në shtëpi në Zvicër

Efi Dhedhes u bë e njohur për publikun nga emisioni i dashurisë “Përputhen”. Ajo mori menjëherë vëmendje për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën, duke u bërë pjesë e portaleve. Efi e nisi rrugëtimin e saj në “Përputhen” në tetor 2021.

Gjatë qëndrimit në emision, ajo shpeshherë pati debate e zënka si me konkurrentët, edhe me opinionistin Arjan Konomi, karakter të cilin e shfaqi edhe gjatë Big Brother.

Askush nuk e priste që një vajzë nga “Përputhen” do të arrinte famën që ka sot Efi. Me nisjen e “Big Brother VIP” në dhjetor të gjithë sytë ishin tek artistët dhe personazhet tashmë të njohur prej vitesh .Por shumë shpejt vajza e “Përputhen”, ishte në vëmendjen e të gjithëve me situatat e krijuara, qoftë ato të pëlqyera nga publiku apo jo.

Efi ishte e drejtpërdrejtë, l uftarake dhe nuk bënte kompromise, e bëri një personazh të dashur për publikun. Eliminimi i saj nga “Big Brother VIP” ngjalli reagime të forta. Madje publiku për t’i shprehur simpatinë e çoi Instagramin e Efit brenda pak ditësh në 479 mijë ndjekës, një shifër kjo shumë e lartë mes personazheve të tjerë që ndodhen në shtëpi.

Pas emisionit “Përputhen”, në verën e 2022, Efi u bë pjesë e “Kepit të tundimeve”, ku dhe aty ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera. Gjatë “Kepit të tundimeve” dhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Efi ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të një historie dashurie që ka përjetuar., shkruan InfoKosova.

Rrëfimi i Efit: Unë u dashurova me dike në moshë të vogël, aq shumë sa në 2016 shkova në Zvicër, u bëra prona e tij nuk dilja më nga shtëpia, dilja vetëm 1 orë e 30 minuta. Më bënte mos ta doja veten, derisa arrita mos ta shihja veten ne pasqyrë. Derisa arrita që kur ai gabonte të kërkoja falje. Familja ime e vuante shumë. Në heshtje kam tentuar vet ëvr asjen. Më këshillonin por nuk dinin më shumë se aq. Dhe pasojat e kësaj gjëje më janë larguar shumë vonë, vura atë para nënës time, se ai më ndalonte të dilja me nënën time, kërkoj shumë falje, për të gjitha këto.

Jam pishman për vitet që i humba vetes time. Për fat të mirë, Efi tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë histori. Gjatë një bisede në Big Brother, ajo ka treguar se aktualisht është në një lidhje me një djalë, i cili punon ekonomist dhe është person shumë i qetë. Efi nuk ka dashur të japë më shumë detaje për këtë histori, por u shpreh e lumtur që është në krahët e këtij personi.

MË TË LEXUARAT

To Top