Paloma e Big Brother ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer momente pasigurie gjatë martesës me bashkëshortin e saj producent.
Ester Bylyku: A keni patur ndonjëherë ndonjë konflikt, ku shkak ka qenë tradhëtia? Ai mbase nuk të ka tradhëtuar, por ke dyshuar ti?
Paloma: Si çdo femër patjetër që e kam menduar, sepse kështu është puna e Andreit, në studio produksioni, gjatë gjithë ditës me artiste të bukura rrotull… Patjetër që e kam menduar shumë herë, por dyshimet më të mëdha i kam patur pasi kam lindur. Isha gjithmonë ajo vajza që kujdesej për trupin, mu duk sikur u transformova, sikur nuk do kisha më vëmendje. Por Andrei ka qenë gjithmonë i rregullt.
Paloma mori dhe një surprizë shumë të bukur nga bashkëshorti. Ai u shfaq papritur në emision dhe e puthi në buzë.