Lajme

Rrëqethin me dedikimet familjarët e 25-vjeçares që e mori kamioni para dhe e tërhoqi 30 metra: Engjëll shkofsh në parajsë






Vd ekja e punonjëses së sigurisë në portin e Durrësit, Artineda Haskasa pasi u tërhoq nga një trajler, ka dëshpëruar familjarët dhe miqtë e saj.

Në rrjet kanë nisur reagimet dedikuar saj, të cilat shprehin ngushëllimet dhe kujtojnë me mall 25-vjecaren, e cila nuk jeton më.

“Ëngëlli më i bukur i parajsës, qofsh e xhenetit. Shpirti i motrës”, shkruan një e afërme e saj. Ndërsa një tjetër mik i saj shkruan: “U prehsh në paqe e dashur Artineda”. Edhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka reaguar me një shkrim në Facebook: “Te prekur nga lajmi per humbjen e parakohshme te jetes te studentes tone, Artineda Haskasa , bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ngushellimet tona te sinqerta , U prehsh ne paqe Artined! Dekani dhe stafi i FSHPJ”.





MË TË LEXUARAT

To Top