Lajme

Rritën 4 fëmijët e tyre dhe 26 fëmijë jetim/ Covid-19 i merr jetën çiftit të rrallë dhe bujar për 11 ditë





Hefin dhe Valérie, përkatësisht 80 dhe 74 vjeç u kanë kushtuar jetën të tjerëve. Ata ishin bujar  dhe të dashur.

hefinetvalerie2

Kishin katër fëmijë biologjikë, gjashtë nipër e mbesa dhe 26 fëmijë të tjerë, për të cilët ata u kujdesën përmes një sistemi të kujdestarisë.

Më 21 Mars, Valérie Williams pati simptoma të koronavirusit duke përfshirë një kollë të thatë, dhimbje trupi dhe ethe.  Duke u ndjerë gjithnjë e më e lodhur, gruaja u dërgua me urgjencë në spital.  Burri  u izolua në shtëpi, për disa ditë ai nuk pati asnjë simptomë.

Disa ditë më pas ai nuk mund të mbushej më frymë. U shtrua me urgjencë në spital. Në 30 mars të vitit 2020 ai humbi jetën. Gruaja ishte në gjendje të mirë. Ajo nuk ishte në djeni se i shoqi kishte humbur jetën nga Covid-19.

Dhimbja e saj ishte e madhe kur e mësoi. 11 ditë më pas, pasi i shoqi dha shpirt, ajo humbi jetën.

Burimi: SantePlusMagazine/ Marrë nga Revista Ora.

hefinetvalerie1




MË TË LEXUARAT

To Top