Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj.
Tashmë janë të konfirmuar 135 vik tima dhe mbi 4000 të pla gosur, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore dhe operacionet e atyre që ende mungojnë po vijon.
Presidenti Michel Aoun tha se shpër thimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo në Portin e Bejrutit.
Njerëzit kanë filluar të shprehin zem ërimin ndaj qeverisë për ato që ata thonë se ishte neglizhencë që çoi në shpërthimin e madh të së martës. Shumë prej tyre kanë akuzuar autoritetet për korrupsion dhe keqmenaxhim.