Lajme

Rritja e çmimeve, Albin Kurti: Të kursesh është patriotizëm, të gjithë duhet të kursejmë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se Kosova është ndër vendet me shifrat më të ulëta të in flacionit, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane.

Kurti ka porositur qytetarët që nuk duhet të jenë pesimistë, por të kenë realizëm ekonomik dhe të kursejnë.

“Me infl acionin jemi ndër vendet me shifrat më të ulëta, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, sa i përket mbështetjes ekonomike që po i japim sektorit të energjisë, sipas ‘Financial Times’, Kosova është vendi i katërt në Evropë. Kjo mbështetje është në disa forma”, tha Kurti.

“Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjed hin”, tha Kurti.

MË TË LEXUARAT

To Top