Lajme

Rritja e çmimeve/ Në Korçë po shkruhet kudo: I more drutë me sa i more?

As çmimi i druve nuk i ka shpëtuar dot rritjes së ndjeshme dhe këtë vit do jetë shumë herë më i shtrenjtë sesa në vitet e kaluara.

Në Korçë, çmimi i druve për metër kub ka shkuar deri në 7,500 lekë të reja, çka e bën të papërballueshme për qytetarët që tashmë janë shumë të shqetësuar.

Një lokal, ka vendosur në doza ironie një shkrim brenda ambienteve të tij, ku pyetja që klientët bëjnë së tepërmi është: “I more drutë? Me sa?”.

Për shkak edhe të rritjes së cmimit të energjisë, shumica e familjeve në qarkun e Korçës, preferonin drurin si lëndë e parë për ngrohje, por sivjet do ta kenë me dy mendje.

Vitin e kaluar një metër dru kushtonte 35-40 mijë lekë të vjetra, ndërkohë këtë vit kushton gati dyfish 65-70 mijë lekë të vjetra.

Këtë vit është paralajmëruar se do të kemi një dimër shumë herë më të “ftohtë” se vitet e tjera duke parë që është rritur kudo cmimi i energjisë dhe ai i druve po ashtu.

MË TË LEXUARAT

To Top