Rozë

Rritja e çmimeve në Shqipëri, aktori Flor Binaj u bën thirrje shqiptarëve sërish: Bëhuni shumë

Ashtu si në cdo protestë tjetër të ditëve të fundit, Florian Binaj ishte i pranishëm dhe në protestën e mbasdites së sotme që u mbajt sërish para Kryeministrisë. Në një lidhje direkt me Rudina Magjistarin, aktori e quan një veprim të shëmtuar nga qeveria që ndryshimin e çmimeve e bën në varësi të protestave.

“Jo vetëm nga kjo protestë, por që nga dita e parë që kemi dalë ne kemi kërkuar një gjë shumë të thjeshtë që më pas e bënë dhe vendet e Ballkanit dhe Europës: lehtësimin nga taksat për ca çmime siç janë ushqimet e shportës.

E ka bërë dhe Gjermania, vend tek i cili ne shkojmë të gjithë për të kërkuar punë apo siç e kanë bërë vendet e Ballkanit, duke lehtësuar disa nga taksat e karburantit, bie çmimi dhe normalisht lehtëson ekonominë. Kjo është e vetmja gjë që kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë”,- tha Binaj.

Gjithashtu, Binaj sqaroi për të disatën herë që kjo nuk është një protestë kundër biznesit sic e quajnë shumë emdia dhe portalë pranë qeverisë.

“Kjo nuk është protestë kundra biznesit, por kundra vendimmarrjes në proporcion të zhdrejtë me kohën që jetojmë. Mua më bën shumë përshtypje fakti se sa herë më njoftojnë që do të kemi protestë, vjen Bordi i Transparencës dhe ul çmimin e naftës, sa i ndërpresim protestat Bordi i Transparencës ngre çmimin e naftës. Kjo është shumë e shëmtuar nga ana e qverisë”, shtoi Binaj.

Në fund, aktori bëri një thirrje për gjithë qytetarët të dalin në protestë “i them të gjithë qytetarëve që të bëhemi sa më shumë, ejani në shesh sepse sa më shumë të jemi ne, aq më e madhe është kjo pasqyra ku kjo qeveri mund të shohë veten e saj”, tha Binaj.

MË TË LEXUARAT

To Top