Lajme

Rritja e çmimeve në Shqipëri/ Rama: Po mos të kishte ndërhyrë qeveria do paguanit nga 200 mijë lekë drita çdo muaj

Kryeministri Edi Rama shprehet se nëse qeveria nuk do të kishte ndërhyrë për rregullimin e çmimit të energjisë elektrike, fatura për familjarët do të kapte shifra mbi 200 mijë lekë.

Në një komunikim live në rrjetin e tij social Facebook, kreu i qeverisë tha se çështja themelore për të sot është si të mos faturohet çmimi i energjisë elektrike tek familjarët dhe bizneset.

Rama gjithashtu bën me dije se qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë të funksionarëve dhe zyrtarëve që kanë automjete institucionale.

“Do jua fusim mirë në kokë atyure që flasin mbi fakte të sajuara. Ato 290 mln euro, që do dduhet t’i paguajmë deri në fund të vitit, nuk kemi mundësi t’i paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon. Qoftë për individin dhe bizneset. Do t’i mbajmë, siç do e shihni, ne do vijojmë të ulim prapë taksat mbi pagat. Por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje. Për mua dhe qeverinë, çështja themelore sot, nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim veturën me naftë, por është si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje apo biznes të vogël. Dhe si të kompensojmë rritjen e çmimeve të shportës, jo të gjithëve, as atyre që vijnë dhe ulërijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e shqetësuar dhe të nxitur nga duar të mirënjohura që vijnë këtu.

Qindra mijëra shqiptarë që nuk kanë vetura dhe as iphone. Si mos t’u dhëmbë koka atyre qyteteaëve që nuk udhëtojnë me makinë. Qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë funksionarëve që kanë vetura institucionale. Kjo është një faturë energjie. Dhe është fatura e një konsumatori familjar. Kuy konsumator familjar, kjo ka një çmim prej 4249 lekë të reja. Çmimi real ka qenë 7 herë më i lartë. Nëse nuk do kishim vendosur ne mburojën familjare, çmimi në këtë faturë do t’i vinte 29743 lekë. Ose 279 mijë lekë. Reali i krizës energjitike që nuk ekziston” – tha Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top