Lajme

Rritja e çmimeve/ Shqiptarët po i kthehen përdorimit të saçit

Kjo pajisje e vjetëruar, është zgjidhja e amvisave në Myzeqe për t”i shpëtuar faturave të kripura të energjisë elektrike që pritet të aplikohen brenda disa javësh.

Buka e Shtëpisë - Aromë, Shije dhe Shëndet - AgroWeb

Për Mimoza Golemni nga Mujallia e Fierit do të jetë shpëtimi dhe për shumë familje te tjera që nuk kanë mundësi ta blejnë bukën.

Harruar nëpër depot e shtëpive, saçi tani është kthyer në shpëtimtarin e atyre që e duan bukën nga duart e tyre, pavarësisht procesit të gjatë e të lodhshëm.

Por nëse në fshat tradita e bërjes së bukës në shtëpi, do të vazhdojë madje do të kthehet në origjinë, në qytet gjërat janë ndryshe. Fanatikët e bukës së bërë në shtëpi, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohen furrave me shpresë se do gjejne shijen dhe cilësinë që duan.

Të moshurarit thonë se nuk preken nga vendosja e fashës pasi shpenzojnë pak. Mimoza tregon se çmimi i ri i energjisë elektrike do ta detyrojë të heqë dorë edhe nga lavatriçja pasi siç thotë, rrobat nuk lahen me 30 gradë.

Me fashën e re të energjisë familjet që shpenzojnë mbi 800 kë në muaj do ta paguaj atë më 42 lekë kilovatorin, nga 9.5 që është aktualisht.

Lakror në saç @ Dardhë / Korças traditional pie. - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top