Pas skandalit që ka dalë në qarkullim në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen e me një perpjekje për të mbuluar me heshtje mega-aferën e inceneratorëve.
Sipas Berishës me këtë këtë megaskandal që mund të ndodhë vetëm në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama synon të vendos në harresë hajdutin kryeministër dhe ministër që u kapën duke vjedhur me baule qindra milionë euro në këtë aferë.
“Mos u mashtroni
Miq, në një perpjekje për të mbuluar me heshtje mega-aferën e djegësave dmth të vjedhjes së qindra milion euro nga Edi Rama dhe ministrat e tij, ky i fundit nxori në treg vjedhjen nga Qeveria e tij e të dhënave personale konkretisht të pagave të 680 mijë punonjësve.
Me këtë megaskandal që mund të ndodhë vetëm në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama synon të vendos në harresë hajdutin kryeministër dhe ministër që u kapën duke vjedhur me baule qindra milionë euro në aferën e djegësave dhe ta zëvendësojë atë me hajdutët që vjedhin me rroga shumë herë më të mëdha se ai të llojit të Arben Malavitës apo dhe me hajdutin anonim që është po vet ai që vjedh të dhënat e 680 mijë punonjësve dhe i nxjerr ato në treg”, shkruan Berisha, i cili vijon më tej thirrjen për mediat, për shoqërinë civile dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Ndaj ju bëj thirrje mediave, shoqërise civile dhe mbarë qytetarëve të mos pranojnë që gjethet dhe degët të mbulojnë trungun, por të përqëndrohen me të gjithë potencialet e tyre në hetimin dhe denoncimin e aferave të djegësave, koncesioneve, PPP dhe arbitrazheve të kësaj narkoqeverie që sipas KLSH arrijnë në shumën mbi 8.2 miliardë euro dhe me protesta të fuqishme të arkivojnë në analet e zeza të historisë regjimin kleptokratik të narkoshtetit në Shqipëri”, apelon Berisha.