Lajme

Rudina Hajdari flet për vajzën: I kam treguar statujë e Azem Hajdarit, thotë ky është gjyshi im

Rudina Hajdari i ka prezantuar tashmë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me vajzën e saj Sihana.

Por ditën e sotme ajo është shfaqur për herë të parë me të bijën në një intervistë. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri. Ajo tha se arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që ajo bën.

Teksa gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.

“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thosha shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi. Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi. Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”- tha Rudina. Ndërkohë, Sihana shtoi: “Edhe unë thosha është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.”

MË TË LEXUARAT

To Top